Policia raporton për një të vdekur në Pejë

Policia rajonale e Pejës, me anë të një komunikate për shtyp, ka njoftuar se dje rreth orës 16:30minuta është informuar se në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’, pranë Institutit në Pejë, janë njoftuar për një person pa shenja jete brenda banesës së tij.

Policia thotë se menjëherë ka marrë masat e nevojshme në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjës, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”-thuhet në komunikatën policore