Dy persona kapen me marihuanë në oborrin e QKUK-së, arrestohen

Raport/ Dy persona kapen me marihuanë në oborrin e QKUK-së, arrestohen

Sinjali.com
07 March 2020 11:49

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë kapur me marihuanë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Policia njofton se të dyshuarit ishin me një veturë me targa të Shqipërisë ku gjatë kontrollit është gjetur një qese me substancë narkotike.

“Njësiti policor ka ndaluar dy persona të dyshuar meshkuj  kosovarë  të cilët ishin me një veturë me targa të Shqipërisë dhe gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur një qese me substancë narkotike me peshë 2.2 gram e llojit marihuanë. Është njoftuar prokurori dhe të dyshuarit janë arrestuar, pas përfundimit të procedurave njëri është dërguar në mbajtje tjetri është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.