Fillon ndërtimi i basenit filtrues për shtimin e kapaciteteve në fabrikën e ujit në Klinë

Kanë filluar punimet për ndërtimin e basenit filtrues dhe vendosja e pompave për shtimin e kapaciteteve në fabrikën e ujit në Klinë.

Fillimin e punimeve nga afër e kanë përcjellur Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Iber Elezaj, drejtorin e Administratës, Binak Sylaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Kryetari Elezaj u shpreh i kënaqur me fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti, i cili do të ndikojë në shtimin e kapacitetit të fabrikës së ujit dhe do të ndikojë në furnizim më të mirë me ujë për qytetarët e Klinës.
Elezaj theksoi se prioritet i qeverisjes së tij është furnizimi i rregullt i qytetarëve me ujë, për çka po punojnë në realizimin e projekteve në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore.

Vlera e projekti për ndërtimi i basenit filtrues për shtimin e kapaciteteve në fabrikën e ujit në Klinë LOT 1 është 44 725 euro, projekti për sistemin e filtrimit dhe stacionet e pompimit 58 076 euro.