Vdes oficeri i Policisë së Kosovës

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur sot oficeri i Policisë së Kosovës, Jahë Avdiu.

Lajmin për vdekjen e kolonel Avdiut e kanë bërë publik familjarët dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Familjen e oficerit e kanë ngushëlluar edhe kolegët e tij, të cilët e kanë vlerësuar njeri me vlera të larta njerëzore dhe profesionale.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 02.12.2019 në ora 12:00 në varrezat e qytetit Prishtinë.