Malisheva nuk do të dekorohet për festat e fundvitit

Malisheva nuk do të dekorohet për festat e fundvitit. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha.

Është vendosur që asnjë objekt apo shesh të mos deklarohet, për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe mjetet e njëjta do të përdoren për ndihmë të familjeve në nevojë.

“Për shkak të situatës pandemike që jemi duke kaluar dhe në shenjë të solidarizimit me personat që kanë humbur jetën në përballje me covid-19, Komuna e Malishevës, këtë vit nuk do të dekorojmë qytetin. Mjetet e njëjta dhe një pjesë tjetër, do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë, pasi situata me pandemi, vetëm sa e ka thelluar krizën për këto familje”, ka deklaruar Berisha

SHARE