Kuvendi Komunal i Klinës nesër mban seancën e parë për vitin 2024

Kuvendi i Komunës së Klinës më 26.01.2024 (e Premte) do ta mbajë seancën e I-rë të rregullt të punës së kuvendit për vitin 2024.
Seanca mbahet, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës dhe fillon
në orën 10:00.
Lidhur me çështjen e mospjesëmarrjes në seancë, t’i referoheni dispozitës së nenit 39 të LVL-së.
Për këtë seancë propozohet ky:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa,
4. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar janar-dhjetor 2023,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2023,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2024,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zëvendësimin e anëtarit të KKSB-
së,
8. Rishqyrtimi i akteve të miratuara nga KK sipas kërkesës së MAPL-së,
01Nr.06-1887