Sllovenia nis testimin masiv të popullsisë, rreth 1 milionë tamponë vetëm në 24 orët e fundit

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Qeveria sllovene ka nisur një operacion ambicioz për të testuar të gjithë popullsinë. Vetëm në 24 orët e fundit rreth 1 milionë sllovakë iu nënshtruan testit për COVID-19.

Qeveria sllovake ka parashikuar të testojë rreth 5.5 milionë banorë të vendit, duke e nisur testin që nga fëmijët 10 vjeçarë.

Ky operacion konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë të llojit të tij dhe po shihet me interes dhe nga vendet e tjera të Evropës, të cilët gjithashtu kanë si qëllim të frenojnë pandeminë.

Për të kryer testimet janë angazhuar 40 mijë mjekë, ekipe mbështetëse, ushtria si dhe vullnetarë, në 5000 pika të ngritura në mbarë vendin.

Deri në mesditë u raportuan mbi 828 mijë testime, nga të cilët 7947 rezultuan pozitivë.