Në Spitalin e Pejës po trajtohen 130 pacientë me COVID-19, prej tyre 21 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 89 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga coronavirusi.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme dhe kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se 214 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,110 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. /