Aksident i rëndë në Pejë, vetura rrokulliset 40 metra në pyll

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Kullë – Pejë, ku është përfshirë një automjet, me ç’rast është lënduar rëndë shoferi i automjetit,

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i veturës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe gjendjen në trafik.

Derisa 55-vjeçari ishte duke lëvizur, e ka humbur kontrollin mbi timon, ashtu që ka kaluar nga shiriti i majtë në të djathtin, duke u rrokullisur në një pyll në distancë 40 metra,

Zjarrfikësit dhe Autoambulanca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.

Shoferi i veturës është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ku sipas mjekëve, shoferi ka pësuar frakturë në krahun e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetë.