Diçka e re po vjen nga Leonora Jakupi

Tash e sa kohë, fansat e Leonora Jakupit kanë qenë në pritje të një projekti të ri muzikor nga kjo artiste.

Përmes postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se ka nisur xhirimet për diçka të re, por nuk e specifikoi se për çfarë është fjala.

Ajo ndu fotografi nga sheshxhirimi, duke lënë të kuptohet se pas pauzës disamujore po rikthehet me këngë të re.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Leonora Jakupi është “Luj Luj”, që u publikua në nëntor të vitit të kaluar.