Konfiskohen mbi 1 ton nargjile të kontrabanduara në Malishevë

Njësitet e Doganës kanë njoftuar se kanë kryer një kontroll të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë, me ç’rast është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht nargjile në sasi prej 1 mijë e 190 kilogramëve,

Përmes një komunikate për media, Dogana ka bërë të ditur se taksat e humbura me këtë rast do ishin në vlerë mbi 50 mijë euro.

“Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontroll të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve. Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me këtë rast do ishin në vlerë mbi  50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095.