Kurti sot viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, do të vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë.