Refuzoj t’i shërbejë në restorant sepse ishte i dehur,i dyshuari tenton ta gjuajë me armë

Refuzoi t’i shërbejë në restorant sepse ishte i dehur, i dyshuari tenton ta gjuajë me armë.
Enjte, 02 Korrik 2020 10:33
Është arrestuar një person në fshatin Bllacë të Suharekës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar në restorant, pronë e viktimës dhe pasi viktima refuzoi t’i shërbejë, i dyshuari e ka kanosur dhe tentoi të nxjerrë një armë nga brezi.

Viktima ka arritur t’i marrë armën teksa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 7.65 mm, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./