Burri kosovar raporton në Polici: Më rrahu gruaja dhe u largua nga shtëpia

Një qytetar nga Podujeva ka raportuar në Polici për dhunën që po ushtron ndaj tij bashkëshortja.

Ankuesi ka thënë se gruaja në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe e njëjta tani është larguar nga shtëpia.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, është raportuar dje rreth orës 12:00