Asfaltohet rruga “Bajram Bahtiri”, i shtohen dy korsi dhe shtegu i biçikletave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po asfaltohet rruga “Bajram Bahtiri”.

Rama ka bërë me dije se kësaj rruge i janë shtuar edhe dy korsi të reja e shteg i biçikletave.

“Po e asfaltojmë rrugën “Bajram Bahtiri” të cilës i kemi shtuar edhe dy korsi të reja e shteg të biçikletave ????. Po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tonë????”, thuhet në postimin e tij.