Dënohet me gjashtë muaj burg një grua në Australi për shkelje të karantinës

Një grua është burgosur sot për gjashtë muaj në Australi për shkelje të rregullave të karantinës gjatë pandemisë.

28-vjeçarja, Asher Faye Vander Sanden, kishte kaluar një muaj në shtetin e Victoria-s, që është nga më të goditurit nga koronavirusi.

Më vonë ajo u lejua të kthehej në qytetin e saj Perth në perëndim të Australisë, ku duhet të niste karantinën prej 14 ditësh në një hotel, me shpenzimet e saj.

Por në vend të kësaj, ajo hyri fshehurazi me një kamion dhe qëndroi në shtëpinë e partnerit të saj, ku dhe më vonë u arrestua.