Mos e lini pa e konsumuar, njihet si fruti më shërues në botë/ Parandalon shumë sëmundje!

Shegat përmbajnë qindra fara të vogla që kanë ngjyrë pembe të çelët. Ato konsideroheshin si pemë e parajsës në kulturat e lashta. Jo vetëm se kanë kombinim të veçantë se është e lehtë të përtyhen dhe janë të lëngshme. Përveç tjerash, ato kanë edhe vlera ushqyese që e bëjnë aq joshëse këtë pemë dhe të pa rrezistueshme. Tradicionalisht, shegat njihen si simbol i shëndetit, me disa rekomandime që shega përdoret edhe si një ilaç shërues. Më poshtë i keni 10 arsye pse duhet ta përfshini shëgën në dijetën tuaj.

Parandalon sëmundjet e zemrës: Shegat janë të mbushura me polifenole që përmbajnë veti të fuqishme të antioksidantëve. Këta antioksidantë parandalojnë radikalet e lira të dëmtojnë muret e arterieve, pra edhe sëmundjet e zemrës. Ato parandalojnë poashtu oksidimin e yndyrës në gjak(kolesterolit), që shkakton formimin e pllakave në gjak dhe zhvillimin e sëmundjeve koronare të arteries.

Zvogëlon shtypjen e gjakut: Shegat ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut, duke parandaluar aktivitetin e serumo-angitensin të shëndrrohet në enzim. Acidi punikik është një nga përbërësit kryesor të shegës që ndihmon në zvogëlimin e yndyrës në gjak, triglicerideve dhe zvogëlon shtypjen e gjakut. Përmbërësit e shegës poashtu zvogëlojnë rreziqet nga sëmundjet e zemrës, kurse tek njerëzit me sëmundje të diabetit, zvogëlon nivelet e larta lipoproteinen me densitet të vogël(LDL) në gjak.

Parandalon kancerin: Nga sëmundjet e kancerit në prostatë deri tek kanceri i gjinit, mushkërinjëve dhe lëkurës, shega mund të parandalojë dhe trajtojë disa forma të kancerit. Vetia e shijës së kësaj peme lidhet poashtu me prezencën e antioksidantëve polifenol në shegë. Lëngu i shtrydhur i shegës mund të parandalojë rritjen e qëlizave që shkaktojnë tumorin, dhe nxit shkatrrimin natyral të tyre. Komponime të caktuara në shegë kanë edhe aftësi anti-inflamatore që kontribojnë në vetitë e saj anti-kancerogjene.

Ndihmon tretjen: Për të mbajtur një sistem të shëndetshëm të tretjes, duhet të konsumoni edhe burime të ushqimeve që janë të pasura me fibra. Sidoqoftë, për shkak të jetës dinamike, ose vetëm pse ju pëlqen ushqimi jo i shëndetshëm, na habisin neve nga të mirat që ofrojnë fibrat në pemë dhe perime. Nëse hani nga 1 shegë në ditë, është një mundësi e mirë që ju të merrni fibra për çdo ditë. Një shegë mund të ju plotësojë rreth 45 % të fibrave që planifikoni t’i merrni në ditë, që në sasi i bie diku rreth 20 deri 35 gram.

Përmirëson imunitetin: Përshkak se përmbajnë komponime anti-inflamatore, shegat janë jashtzakonisht të shendetshme për ata që vuajnë nga çrregullimet që lidhen me imunitetin si për shembull artritis rheumatoid dhe osteroartrits. Ato janë të pasura me vitamina C, që rrisin prodhimin e antitrupave dhe zhvillimin e imunitetit. Për këtë arsye, shegat mund të ju ndihmojnë të keni imunitet dhe përballoni sëmundjet e zakonshme dhe infekcionet.

Rritë dëshirën tuaj seksuale(epshin): Që nga kohërat e lashta, shega është konsideruar si simbol i pjellorisë. Një gotë me lëng të shtrydhur të shëgës rrit nivelin e testosteronit tek femrat dhe meshqit. Kjo veti e bën shegën një afrodiziak natyral që është e mirë per jetën tuaj seksuale. Shega përmban komponime të caktuara që janë të ngjajshme me steroidet për seks që gjenden në trupin e njeriut, duke spjeguar se pse e përmirëson qëndrueshmërinë në seks dhe dëshirën për seks.

Ju bën të dukeni me të rinj: A keni menduar ndonjëherë se pse ne plakemi dhe lëkura jonë me kohë fillon të rrudhet si dhe të shfaqen shenja tjera të moshës së shtyer? Mirë pra, kjo ndodhë për shkak se radikalet e lira ndikojnë keq në qelizat tuaja. Komponimet polifenolike në shegë janë antioksidantë të fuqishëm që e vonojnë apo shtyejnë procesin e plakjes. Për këtë arsye, në hani vazhdimisht shegë, do të keni lëkurë më të shkëlqyeshme dhe vezulluese për një kohë të gjatë.

Zvogëlon nivelin e stresit: Përveç zvogëlimit të stresit përmes oksidimit të brendshëm të trupit, shega ju ndihmon në zvogëlimin e stresit psiqik që përballeni me te në jetën personale dhe profesionale. Njerëzit që pijnë lëng të shtrydhur të shegës kanë nivele më të vogla të kortizolit, nje hormon i stresit që rritet kur përballeni me ndonjë problem.

E mban sëmundjen Alzheimer larg: Paramendojeni sikur keni humbur dhe harruar se ku jetoni? Nëse nuk do të dëshironit të ju ndodh kjo, atëherë shegat duhet të jenë pjesë e dijetës tuaj. Shega luan rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve te Alzhemerit. Lëngu i shtrydhur i shegës zvogëlon depozimin dhe akumulimin e amiloideve në regjionin e hipokampusit në tru për 50%, që konsiderohet e rëndësishme për përmirësimin nga sëmundja e Alzhemerit.

Parandalon formimin e pllakave në gjak: Nëse e lani gojën me shampon special për gojë, lëngu i shtrydhur i shegës mund të jetë një zëvendësues më i mirë se një shampon që përmban edhe pak alkohol që gjendet në barnatore. Komponime të caktuara në shegë shfaqin efekte të forta kundër formimit të pllakave në gjak. Një ekstrakt i shegës në mënyrë efikasë ka zvogëluar pllakat për shkak të mikroorganizmave që ndërtohen deri në 84%.