Haradinaj: Mujë Krasniqi – Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart kontributin e heroit, Mujë Krasniqi në luftën tonë çlirimtare. Gjatë qëndrimit në Klinë ku mori pjesë në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kryeministri, Ramush Haradinaj theksoi se Mujë Krasniqi – Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës dhe bashkë me Beqirin i kënduan lirisë dhe këngët e tyre u bënë frymëzim për luftëtarët e UÇK-së. Së bashku me këngën ata i dhanë jetë idealit dhe të drejtës tonë. Në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kushtuar Mujës tonë, kujtuam dhe nderuam figurën e tij, të një atdhetari të pashoq, që me pushkë e këngë na bashkoi përherë, është shprehur në mes tjerash kryeministri, Ramush Haradinaj.

SHARE