Rrahman Jashari tregon se a po shkon Kosova drejt grevave në arsim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban punimet e Kongresit të 8-të të SBASHK-ut.

Në Kongres merret vendim për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Komunikata e plotë:

Të nderuara medie duke shprehur respektin e lartë e meritor për angazhimet tuaja në shërbim të informimit të saktë e me kohë të qytetarëve Ju ftojmë të përcillni punimet e Kongresit të 8-të të SBASHK-ut. Në Kongres do të merr pjesë drejtorja e përgjithshme për Evropën e Internacionales së Arsimit bashkë me shumë udhëheqës të lartë të sindikatave simotra nga shumë vende mike të Kosovës. Delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme. Kongresi mbahet, të shtunën, më 2 prill 2022.

SHARE