60 BURSA NË VLERË NGA 600 EURO PËR 60 STUDENTË TË KOMUNËS SË KLINËS

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës, sot është bërë ndarja e kontratave për studentët përfitues të bursave komunale.

Ndarjen e kontratave për përfituesit e ka bërë kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe drejtori i Arsimit dr.s. Qemajl Sejdija.

Me këtë rast kryetari Elezaj uroi studentët përfitues për marrjen e bursave dhe theksoi se ngritja e tyre profesionale dhe akdemike është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Klinës dhe vendit.

“Mbështetja e të rinjve dhe studentëve ka qenë dhe mbetet një nga synimet dhe prioritetet e qeverisjes time. Duke i ditur nevojat dhe sfidat e studentëve e për t`ju krijuar atyre mundësi më të mira financiare për mbulimin e shpenzimeve të studimit, me një planifikim të duhur buxhetor kemi arritur ta rrisim numrin e përfituesve të bursave nga 30 sa ka qenë më herët në 60 përfitues.
Ky është edhe një premtim i dhënë para qytetarëve, i cili tashmë është përmbushur”, tha kryetari Elezaj.

Në këtë vit komuna e Klinës ka ndarë 60 bursa për 60 studentë të komunës tonë të nivelit bachelor, të cilët do të përfitojnë bursë në vlerë prej 600 euro. Përzgjedhja e studentëve përfitues është bërë nga komisioni komunal.