Gjithçka çka dihet rreth rastit tragjik në Hallaq të Madh

Rruga që të shpie nga Lipjani në Hallaq të Madh, është bllokuar që nga ora 07:00.

Hetuesit policor, krimteknika dhe forenzika po merren me zbardhjen e rastit tragjik që tronditi sot vendin, raporton IndeksOnline.

Një person mbeti i vrarë ndërsa pesë të tjerë morën plumba si pasojë e një konflikti mes dy familjeve nga Ribari i Madh i Lipjanit.

Familja Hoxha dhe ajo Jakupi u përleshën në mes të rrugës kryesore të Hallqit të Madh për të qëruar hesapet e një konflikti të mëparshëm.

Automjetet e familjeve të përfshira në këtë rast vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e krimit për shkak të sigurisë së vendit të ngjarjes.

Të gjithë të plagosurit ndodhen aktualisht në Emergjencën e QKUK-së ku po ruhen nën masa të rrepta siguri