Kosovë – Rumani, formacionet zyrtare

Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka bërë disa ndryshime në formacion ndeshjen ndaj Rumanisë, për dallim nga dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Dardanët do ta presin ekipin përfaqësues rumun në Prishtinë, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Në portë, Arijanet Muric është i padiskutueshëm, ndërsa Mërgim Vojvoda kthehet në të djathtë. Në qendër janë Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti, ndërsa Leart Paqarada do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Edhe në mesfushë janë Ibrahim Dresevic dhe Betim Fazliji, ndërsa pak më avancuar është Bersant Celina.

Në sulm është Vedat Muriqi, i cili do të përkrahet nga Milot Rashica dhe Florent Muslija.

Rumunët luajnë me emra si Puscas e Stanciu në sulm.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paqarada, Fazliji, Dresevic, Muslija, Rashica, Celina, Muriqi.

Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu (C), M. Marin, Burca,  Coman, Man, Camora.