HAPET EKSPOZITË PËR NDER TË DITËS SË ÇLIRIMIT DHE DITËS SË DËSHMORËVE TË KLINËS

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Klinës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të komunës së Klinës, në hollin e galerisë së pallatit të kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ka organizuar sot ekspozitë kolektive të Artit Figurativ me artistë nga Klina.

Me një fjalë rasti, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, para të pranishmëve theksoi se 18 Qershori është ditë e lavdishme për Klinën, ndërkaq ne do mundohemi çdo herë ta kujtojmë e festojmë ashtu siç i ka hije dhe na takon ne ta nderojmë.

Për të gjithë artdashësit, kjo ekspozitë do të jetë e hapur dhjetë ditë, ku do të mund të vizitohen piktura të autorëve klinas.