Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse, 19 të zhdukur

Policia ukrainase ka raportuar se shtatë persona kanë vdekur nga bombardimet prej forcave ushtarake ruse.

Zyrtarët ukrainasë po ashtu thonë se një sulm në Odessa plagosi shtatë persona tjerë, raporton BBC.

Nëntëmbëdhjetë persona gjithashtu raportohen të zhdukur.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, më herët tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

SHARE