Kurti: As sivjet mërgimtarët s’do paguajnë për policën e sigurimit, Qeveria mbulon shpenzimet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Zvicër në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos, ka shfrytëzuar rastin të zhvillojë edhe ca takime me disa mërgimtarë në përfaqësitë diplomatike në shtetin helvetik.

Kurti ka deklaruar se mërgimtarët as sivjet nuk do të kenë nevojë të kryejnë pagesa në kufi, pasi shpenzimet do të mbulohen nga shteti i Kosovës.

Ai ka thënë se bazuar në të dhënat, shpenzimet e bashkëatdhetarëve kanë qenë afër 10 milionë euro, ndërsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro.

Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të kartonit të gjelbër, Kosova I mbulon shpenzimet E di që bazuar në të dhënat shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro ndrsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro. Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe I cili ia bashkangjet një program të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizusr edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë. Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribojnë përmes përfitimeve” tha Kurti për albinfo.ch.