Mbyllet pjesa e parë mes tensionesh në Klinë!

Protesta në radhët e KF Ballkanit për golin e anuluar!

Gjysmëfinalja e DigitAlb Kupës së Kosovës pret që ta mësojë emrin e njërës nga këto dy skuadra, Dukagjinin apo Ballkanin, ekipe këto që do të ndeshen këtë të diel në stadiumin “18 Qershori” me fillim nga ora 12:30,

Tashmë dy trajnerët kanë hedhur në ngrohje formacionet startuese, derisa ka jo pak befasi në përbërjet e dy skuadrave.

Ardhjet e fundit kanë startuar te Dukagjini, ndërkohë jo edhe te Ballkani. Mirlind Daku nuk është ftuar fare për këtë duel, ndërkohë që Jetmir Topalli është një mungesë e madhe tjetër për Ismet Munishin.