75 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 75.

Dje nga 469 testime, asnjë qytetarë nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe janë dhënë 25 doza të vaksinës, raporton teve1.info

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.

Dje janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.

SHARE