Hoti tregon arsyen pse e merr bukën me vete në punë: Gjithë jeta më ka shkuar si student

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Ditë më parë, zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, dha këtë deklaratë për kryeministrin.

Hoti në Oksigjen tha se arsyeja pse e merr bukën në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.

“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.

Driton Selmanaj ditë më parë deklaroi se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.

SHARE