Mustafa flet për Asociacionin, vizitën e ish krerëve të UÇK-së në Hagë, udhëheqjen e LDK-së nga Abdixhiku dhe Agim Veliun

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se çështje e asociacionit është ndërlikuar mjaft shumë.

Mustafa thotë se mendimi i tij është se tash nuk është fjala për asociacionin e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013, dhe për parimet me të cilat ka biseduar ai në vitin 2015.

Në një intervistë për Indeksonline, Mustafa ka thënë se nuk e ka të qartë deklaratën e z. Escobar se nëse nuk e bën qeveria do të gjejnë forma tjera për të themeluar asociacioni.

“Mirëpo ajo që është thënë publikisht në planin franko-gjerman, është se ai plan nënkupton respektimin e të gjithë marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel. Nuk është vetëm ajo që është paraparë atëherë, gjashtë pikat e para që kanë të bëjnë me themelimin e asociacionit, e kam të paqartë çfarë kërkohet, sepse frikësohem se edhe serbët dhe ndërkombëtarët do të shtrojnë kërkesa më të mëdha”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për projektin franko-gjerman, qeverisjen në veçanti në rrafshin ekonomik si dhe punën e presidentes Vjosa Osmani.

Poashtu, ai ka folur edhe për vizitën ish krerëve të UÇK-së në Hagë si dhe udhëheqjen e LDK-së nga ana e Lumir Abdixhikut.

A ka qenë në selinë e LDK-së prej së është dorëhequr?

A bisedon në telefon me Lumir Abdixhikun?

Si i vlerëson distanicimin e LDK-së nga figurat e ‘vjetra’, për këto dhe tema tjera ndiqeni intervistën dhënë për Indeksonline.