PUSHKA E SANDOKANIT I TMERROI POLICINË SERBE!

Me 25 nëntor 1997 policia serbe e kamofluar me rroba civile kishte shkuar në Vojnikë të Drenicës për t’a arrestuar Abedin Rexhën – “Sandokanin”. Policia serbe me dy vetura të tipit “Niva” kishte lëvizur nëpër fshat duke i pyetur disa banorë se ku është shtëpia e Abedin Rexhës dhe dikush nga fshatarët kishte shkuar me vrap te shtëpia e Abedinit dhe e kishte njoftuar Sandokanin se dikush po të kërkon dhe si duket janë policë serb me rroba civile.
Trimi Sandokan në atë kohë 28 vjeqar menjëherë del në rrugë, i ndalon policët serb dhe menjëherë nga afërsia hap zjarr mbi policinë çetnike duke i lën të vrarë dhe të plagosur. Policia me shumë vështirësi u tërhoq nga vendi i ngjarjes duke i lënë mbrapa gjurmët e gjakut!
Atë ditë policia serbe prapë rikthehet në fshatin Vojnikë me autoblinda dhe me shumë forca policore, por prapë Sandokani së bashku me familjen e vet ju del përballë policisë serbe duke luftuar deri në mbrëmje derikur policia armike u tërhoq nga Vojniku me humbje.

LAVDI E PËRJETSHME – ABEDIN REXHA -“SANDOKANI”.🇦🇱

SHARE