Gjendet pa shenja jete një i ri në Kosuriq të Pejës, dyshohet për vetëvrasje

Fshati Kosuriq i Pejës është tronditur nga një ngjarje që ka ndodhur dje në mëngjes atje,

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i ka thënë Sinjalit se një qytetar nga ky fshat ka raportuar në polici se rreth orës 06:30 e ka gjetur pa shenja jete djalin e tij.

Trupin e pajetë të të birit ai ka thënë se e ka gjetur të varur në litar, në garazhin afër shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e tij.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, që të zbardhet shkaku i vërtetë i vdekjes së tij.

Prokurori po ashtu ka urdhëruar nisjen e hetimeve për këtë rast./