Vëllai i Nazlije Sherifit paralajmëron padi ndaj Spitalit të Mitrovicës: Motra nuk ishte e infektuar me COVID-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës tha sot se Nazlije Sherifi, 19-vjeçarja nga Mitrovica vdiq si pasojë e koronavirusit, pasi që një ditë më parë, më 2 janar, është konfirmuar pozitive me COVID-19 në Spitalin e Mitrovicës.

Por, një deklaratë e tillë po kundërshtohet nga familja e të ndjerës.

Vëllai i 19-vjeçares tha për Gazetën Sinjali se Nazlija nuk ka qenë e infektuar me COVID-19. Ai paralajmëroi se do ta padisë Spitalit e Mitrovicës për këtë gjë.

“Po, ata kanë thënë se është pozitive dhe se është infektu në spital. Por, derisa të kryhet kjo e pame, unë do të dalë për t’i demantuar  të gjithë ata se pse e kanë shkru pozitive. Jo, ajo nuk ka qenë e infektume. Ajo ka qenë e sëmurë nga veshkat, ka pasë edhe pak ujë rreth zemrës. Unë do t’i padisë ata për këto shpifje dhe manipulime. Unë të premten do të dalë me një status dhe jam i gatshëm të dalë para mediave dhe të flasë”, tha ai për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali sot gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë disa herë me Spitalin e Mitrovicës për këtë rast, por nuk ka pranuar përgjigje