Enver Hoxhaj viziton prindërit e Mujë Krasniqit “Kapuçit”

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar prindërit e heroit, Mujë Krasniqi.

Hoxhaj, ka publikuar disa imazhe në rrjetin social FB, derisa ndër të tjera, se gjatë bisedës me prindërit e “Kapuçit” e kuptojmë më së miri lavdinë dhe heroizmin e Mujës.

Ky është postimi i Hoxhajt:

Nëna dhe babai i Mujë Krasniqit – “Kapuçit”, personifikojnë traditën, sakrificën, fisnikërinë dhe bujarinë e familjes shqiptare. Kur bisedon me ta e kupton më së miri lavdinë dhe heroizmin e Mujës, i cili është frymëzuar nga patriotizmi i trashëguar brez pas brezi.

#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër