Shkolla “Motrat Qiriazi” në Zajm pa kushte esenciale higjienike

Në kohën kur numri i rasteve me Covid-19 është në rritje, nxënësit po vazhdojnë të jenë të rrezikuar për shkak të papastërtisë.

Madje higjiena në Shkollën Fillore “Motrat Qiriazi”në Zajm të Klinës është nën zero.

Në adresë të Klina.Info kanë ardhë disa imazhe ku thuhet se mungojnë gjërat esenciale brenda institucionit shkollor në fjalë.

Siç po e shihni ambienti brenda shkollës pastrohet me batanije, njësoj siç ndodhte para luftës.