Arllat: Vetura godet këmbësorin, dërgohet në spital

Një veturë ka goditur një këmbësor në Arllat të Drenasit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat.

Në aksident është përfshirë veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin”, tha ai.