Daka sqaron çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar atëherë vendet në lista zgjedhore mbeten boshe,

Daka theksoi se nëse partitë nuk dërgojnë emra të ri në vend të atyre që s’janë certifikuar, do të ketë lista boshe.  

“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, tha ndër të tjera Daka në tvdukagjini.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pavarësisht nëse do të certifikohen kandidatët e saj, respektivisht bartësi i listës, Albin Kurti, ajo do të shkojë me listën e publikuar në zgjedhje.