Mustafa flet para takimit me Kurtin, tregon nëse do të ketë marrëveshje

Para pak minutash në Kuvendin e Kosovës ka mbërritur lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili pritet të takohet me kreun e LVV-së Albin Kurti.

I pyetur nëse do të arrihet marrëveshja, Mustafa tha shkurt se derisa negociohet gjasat janë të mira që të ketë marrëveshje.

“Derisa bisedojmë shanset janë të mira për t’u arritur marrëveshja”, deklaroi Mustafa.

Kurti e Mustafa janë shprehur disa herë optimistë se do të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje, përkundër faktit se ende nuk është bërë e ditur nëse dy palët janë dakoruar rreth postit të presidentit.