Rruga në fshatin Çabiq pa ndriçim publik, ani pse Komuna e Klinës e ka lansuar këtë projekt

Bedri Gashi ,banor i fshatit Çabiq të Klinës në profilin e tij në FB ka publikuar një video ku shihet se mungon ndriçimi publik në rrugën “Shoqëria Besë”.

Ai thotë se ky projekt nuk është realizuar dhe se askush nuk është marrë me këtë.

Ky është postimi i plotë:

Komunarët e Klinës që kanë lansuar projektin e ndriçimit publik në Çabiq janë njoftuar me kohë se ky projekt nuk është realizuar si duhet në një pjesë të fshatit dhe nuk është funksional tash e disa muaj, por askush nuk ka ndërmarrë ende asgjë për rregullimin e ndriçimit publik në Rrugën “Shoqëria Besa” në Çabiq, jo pak, por në gjatësia prej afro 800 metrash. Videoja e publikuar dëshmon një gjë të tillë.