Klinë: Sulmon fizikisht vëllain, arrestohet – i gjendet edhe drogë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje pas mesnatës në rrugën “Isa Boletini” në Klinë.

Një burrë që ishte nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Me këtë rast ai edhe është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.“I dyshuari i ka shkaktuar familjarit të tij lëndime të lehta trupore.

Gjatë kontrollit në trupin e tij ka gjetur edhe një sasi të substancës narkotike të llojit “Marihuanë””, thanë nga policia.I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në Qendren e Ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”

Klina info merr vesh se gjatë arrestimit të tij policia ka hasur në rezistencë me ç’rast u detyrua të përdorte edhe forcë propocionale.
Po ashtu, ai në shtëpinë e tij i kishte demoluar edhe dyert.
Ende nuk dihet se për çfarë arsye ka ndodhur ngjarja