Irani e sulmon Izraelin me dronë, thotë Forca e Mbrojtjes izraelite

Irani ka nisur sonte një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se Irani ka lëshuar ​​UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë.

“IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale.

Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite”- thuhet në njoftim e forcave izreale në rrjetin social “X”

Tutje thuhet se IDF po monitoron të gjitha objektivat.