Bien temperaturat, gjatë kësaj jave reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbaj mot kryesisht i vranët me riga shiu dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, kurse ato maksimalet mbeten konstante/

Parashikimi i motit për pesë ditë:

Të hënën – Mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.

Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.

Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.

Të etjen – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare deri e fortë