3 të lënduar rëndë dërgohen në Spitalin e Pejës, ndërsa 3 tjerë në QKMF në Klinë

Nje aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Nora Market” në fshatin Zajm,shkrun Klina info.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sipas dëshmitarëve, janë lënduar rëndë 3 persona, të cilët janë dërguar për në Spitalin e Pejës, ndërsa 3 tjerë po marrin trajtim mjekësor në QKMF në Klinë

Në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca dhe njësitet e Policisë së Kosovës/Klina info