ShSKUK: 70 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 70 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së dy pacientë janë në mjeksim intersiv me oksigjeno-terapi, njofton Klankosova.tv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 16 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient

SHARE