Sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve. Poliklinika MedicAL informon Prindërit!

Informatë për Prindërit!
Coxsacki Virus!
Hand, Foot and Mouth Disease!
Sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve!

●Pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, ky virus prek fëmijët nga moshat nga një deri dhjetë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

●Fëmijët e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, shkakton simptoma të lehta të cilat largohen me trajtim simptomatik, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren edhe antibiotik.

●Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanë simptoma. Ndërsa pjesa tjetër, kanë dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje, flluska në duar, gojë e këmbë.

●Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person pëson teshtinë, kollitet frynë hundët por edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

●Trajtimi është simptomatik, vetëm Ilaqe kundër temperaturës, terapi vitaminoze dhe krem të cilën e rekomandon Mjeku.

●Nuk duhet të bëhet panik sepse është infeksion që shtrihet shpejtë ndërmjet fëmijëve, por me një trajtim deri 1 javë fëmija është i shëndoshë.