KUVENDI I KOMUNËS MIRATOI DRAFT-BUXHETIN PËR VITET  2021-2023

Është mbajtur seanca e VI-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, nënkryetari i komunës, z. Besim Hoti, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit dhe përfaqësues të mediave.

Në fillim të seancës anëtarja e kuvendit, znj. Shukrije Shala, deklaroi se nga dita e sotme largohet nga grupi kuvendar dhe nga partia e PDK-së dhe i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Seancën e hapi kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, duke vazhduar me këtë rend dite dhe miratimin e këtyre pikave:

Arsyetimi i mungesave,Shqyrtimi dhe miratimi i seancës së kaluar,Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së,Shqyrtimi dhe miratimi i draft-buxhetit për vitin 2021-2023 për Komunën e Klinës,Propozim-vendimi për emërimin e sheshit të ri me emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova,Propozim-vendimi për emërimin e ish parkut Malishgan në emrin e dëshmorit Ilir Merturi,Shqyrtimi dhe miratimi i draft-ndryshimeve dhe plotësimeve të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së KlinësFormimi i komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal,Inicimi për hartimin e draft-rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,Inicimi i hartimit të draft të etikës,Rishqyrtimi i vendimit 01Nr. 06-15082/2020 sipas shkresës së MAPL-së më NR 020-254/9 të datës 28.07.2020,Propozim-vendimi për tërheqje të ankesës nga DKA për pagesën e shujtave për arsimtarët,Pyetje dhe përgjigje.