Fillojnë aktivitetet për shënimin e përvjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Manifestimi qëndror i shënimit të përvjetorit të 20 të intervenimit të NATO-s në Kosovë, mbahet neser, ndërsa sonte fillojnë aktivitetet me koncertin e Filharmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Katedralën “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20.00

Manifestimi qëndror do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11.00 në Sheshin Skëndërbeu, nga aktivitetet të tjera veqojmë përurimin e bustit të Medlin Ollbrajt që do të organizohet Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova si dhe organizimi i një konference ndërkombëtare për siguri. Aktivitet do të përmbyllën në orët e mbrëmjes.