Lagja e Presidentit Hashim Thaqi, në karantinē

Sot në Kosovë janë shënuar edhe 33 raste me koronavirus.

Në mesin e tyre, janë edhe dy raste në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt, shkruan insajderi.

Bëhet fjalë për nënë e bijë të cilat janë infektuar me koronavirus.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

Ai ka thënë se deri të infektimi i tyre ka ardhë pasi që një mik i afërt i familjes nga Prishtina ka qenë për vizitë në familjen e tyre.

“Rastet janë rast kontakti, një person ka ardhë nga Prishtina mysafir në familje dhe janë nënë e bijë që janë infektuar dhe kanë dal pozitiv, me gjasë mund të dalin komplet familja tash. Ne i kemi marrë masat. E kam dërguar drejtorin e Shëndetësisë me gjithë ekipën e QKMF-së kanë shkuar të familja atje edhe me policinë me e fut në karantinë komplet atë lagje sepse është mundësia me nda vetëm lagjen, është një Lagje e Burojës, quhet Lagjia Thaçi. Nesër në ora 11 e kam thirr Shtabin Emergjent për të pa se cilat masa do ti ndërmarrim dhe si do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Jashari për Insajderin.

 21