PLAGOSJE NË TREGUN E VETURAVE NË PRISHTINË

Një person është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e së dielës në tregun e veturave në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Koha.net se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa po punohet në identifikimin e të dyshuarit.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e automjeteve, në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

SHARE