Ministria e Tregtisë, thyen rekord inspektimesh

Ministria e Tregtisë Ndëmarrësisë dhe Industrisë (MTNI), ka publikuar të arrituar e këtij viti, si dhe planet për vitin e ardhshëm.

Numri i inspektimeve preku shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara.

Mes shumë sukeseve që i ka listuar ministria, suksesi më madhë i kësaj ministrie është vlerësuar arritja e marrëvshjes për pjesmarrjen e Kosovës në njërin nga programet më të mëdha të Bashkimit Evropian, në vlerë prej 4.2 miliardë euro.

Më poshtë janë të listuara sukeset e kësaj ministrie:

Për herë të parë gjatë vitit 2023 u nënshkrua marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në njërin nga programet më të mëdha të Bashkimit Evropian, në vlerë prej 4.2 miliard euro.

Negociimi për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA’së po avancon si asnjëherë më parë.

Në vitin 2023, për herë të parë në Republikën e Kosovës u regjistruan Treguesit Gjeografik si emërtime të mbrojtura të origjinës.

Numri i inspektimeve preku shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara.

Për herë të parë u rregullua veprimtaria e udhërrëfyesve turistik (ciceronëve) në mënyrë që historia, kultura e trashëgimia jonë kulturore të prezantohet nga ciceronë të certifikuar dhe regjistruar në Republikën e Kosovës.

Plane të tjera të reja na presin në vitin 2024 me qëllim realizimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Bashkë, për qytetarët tanë dhe të mirën e përgjithshme!