LDK nesër zgjedh të parin e saj, kërkon prezencën e Policisë së Kosovës

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të zgjedh nesër kryetarin e partisë, ku një ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit i pari i kësaj partie Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se LDK nesër do ta mbajë tubimin në hotel “EMERLAD”, në Prishtine, e me këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të jenë prezentë aty.

Ndryshe, procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ka ecur mirë me 16 qershor të vitit 2019, ku në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike, duke mos munguar as gjuajtjet me karrige si në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e në disa qytete të tjera ka pasur mosmarrëveshje.

Në këto zgjedhje LDK deri tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë, madje ky subjekt ka shënuar humbje edhe në disa prej komunave të cilat me vite kanë qenë bastione të saj